|
|
TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/270144
|
Transferi i ri i Manchester Cityt, Mario Balotelli, ka shprehur pikëllimin e tij për largimin nga Interi, ndërsa ndjen se kalimi te Manchester City do t’i ndihmojë karrierës së tij.“Së shpejti do të filloj aventurën e re. Më vjen keq që po largohem nga Interi dhe Italia, sepse unë do të preferoja ta vazhdoja karrierën time profesionale në vendlinje. Unë po shkoj te një vend ku po shpresoj të gjej hapësirën e nevojshme për të luajtur, që është gjë e rëndësishme për mua. Unë kam nevojë për të luajtur, për të bërë gabime, për të mësuar dhe për të luajtur përsëri. Ashtu si një ambient të qetë rreth meje”. ...
TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/270143
|
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka nënshkruar kontratë të re afatgjate me klubin londinez.Francezi, i cili është menaxheri që ka shërbyer më së shumti te Arsenali, iu bashkua Topçinjve në vitin 1996 dhe iu solli atyre tre tituj të Ligës Premier dhe dy Kupa FA. “Zemra ime i takon Arsenalit dhe dëshira ime është të shoh këtë ekip të fitojë trofe. Përkushtimi dhe energjia ime janë po aq të fuqishme dhe të freskëta si gjithmonë. Nënshkrimi i marrëveshjes së re do të thotë se unë do të mund ta shoh këtë grup të talentuar të lojtarëve të arrijnë potencialin e tyre. Më besoni, ata janë gati të shpërthejnë”, ka thënë Wenger. ...
TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/270142
|
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se ai nuk ka nevojë të blejë emra të mëdhenj gjatë kësaj vere.Edhe pse ishte lidhur me transferim të Mesut Ozil, Joe Cole dhe David Villa, menaxheri i United është i kënaqur me ekipin e tij aktual, në prag të fillimit të sezonit të ri në Ligën Premier. ...
TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/270141
|
Disa mediat angleze shkruajnë se Eidur Gudjohnson mund të kalojë nga Tottenham te Fulham në disa ditët e ardhshme.Pjesën e dytë të sezonit të kaluar islandezi e kaloi në White Hart Lane, por nuk luajti shumë për shkak të konkurrencës së madhe te Spurs. Mediat angleze shkruajnë se pikërisht Gudjohnsen do të jetë përforcimi i parë i Mark Hughes si menaxher i Fulhamit. ...
TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/264312
|
1 2 3 4 5 6
|